AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 13:25

Zyrtarizohet kandidatura e tretë për Kryeprokuror të Përgjithshëm (emri)

Zyrtarizohet kandidatura e tretë për Kryeprokuror të

 

Ditën e sotme është zyrtarizuar kandidati i tretë për Kryeprokuror të Përgjithshëm (i përkohshëm). Ai quhet Arqile Koça dhe është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.  Prokuror Koça, ka ushtruar më herët funksionet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale ndërsa së fundmi ka drejtuar Drejtorinë Gjyqësore dhe të Mbikqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit, në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më herët e ka depozituar këtë kërkesë, edhe prokurori Ferdinand Elezi dhe Arta Marku. 

Sot në mbrëmje  mbyllet afati i dorëzimit të aplikimeve për kreun e akuzës.