TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që marrëdhënia mes televizionit kombëtar Top Channel dhe qeverisë është prishur, kjo dihet. Televizioni që deri dje përflitej se kontrollohej nga Edi Rama, sot është kthyer në një "armik" të tij. Në një lajm të publikuar sëfundmi, televizioni kombëtar paralajmëron ngjarje të rënda dhe implikime të reja nga dosja "Tahiri-Habilaj", ku hetimet po zhvillohen në Katania./TPZ.AL/
Më poshtë kronika e TCH:
Top Channel ishte i pari që publikoi dosjen e Katanias, 416 faqe të saj, ku përmendet emri i ish-ministrit Tahiri.
Kujtojmë që dosja Habilaj-Tahiri, që Top Channel publikoi i pari dhe ekskluzivisht, përmban 416 faqe. Kurse dosja e plotë që ka ardhur me letër-porosi nga Italia është 1800 faqe.
Pra, ajo që është bërë publike nga kjo dosje, është vetëm maja e ajsbergut e një historie që mund të trondisë ekuilibrat e politikës shqiptare. Top Channel do të publikojë nesër vazhdimin e hulumtimit të vet për këtë çështje, i udhëhequr vetëm nga një shqetësim: ai i së vërtetës dhe interesit publik./TCH