AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 14:20

Shkatërrohet në Itali një bandë e trafikimit të heroinës, ishin nga Elbasani

Shkatërrohet në Itali një bandë e trafikimit të

Një bandë 12 trafikantësh, nëntë prej tyre shqiptarë nga Elbasani, disa edhe të afërt me njëri-tjetrin, janë arrestuar në Itali nga “Guardia di Finanza” e Pizas dhe Venecias, për trafikimin e sasive të mëdha të heroinës në aksin Shqipëri-Maqedoni-Italia Veriore.

Hetimet për bandën kishin nisur në vitin 2014, teksa grupimit ishin kapur më shumë se 80 kilogramë heroinë.

Në krye të bandës ishte një 40-vjeçar me banim në San Dona, në një fshat në rajonin e Venetos. Pikërisht këtu ai kishte ndërtuar një ofiçinë të vërtetë, ku modifikonte makinat për transportin e drogës.

Sipas, portalit italian Cataniaoggi.it, organizata kishte krijuar një rrjet të shpërndarjes në Toskanë, Lombardi, Liguria, Pujlia, Emilia Romanja dhe Trentino Alto Adixe.

Droga mbërrinte në Itali e fshehur në dopiobagazhe, ndërsa trafikantë ishin të pajisur me sisteme radiolokimi (GPS), të aftë për të monitoruar lëvizjet e automjeteve në kohën e duhur, ndërkohë që përdornin korrierë të ndryshëm për të mos krijuar dyshime.

Në 5 raste: në Verona, Forlì, San Dona di Piave, Lecce, Como, policia italiane kishte ndërhyrë duke arrestuar 11 korrierë në flagrancë.

TPZ.AL