TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lacio humbi 1-3 me Torinon, pas një arbitrimi që drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare, e quajti “më shumë se një skandal”, ndërkohë që në media po përflitet edhe lajmi se Lacio është duke menduar tërheqjen nga Serie A.
“Ne u dëmtuam dhe ne kërkojmë respekt. Lacio u dëmtua qartë. Ne kemi arritur deri në këtë fazë pa vjedhur asgjë, duke luajtur futboll, duke e merituar çdo pikë”, citohet Tare nga mediet italiane.
Gjithçka Imobilen që u largua me karton të kuq, pavarësisht se vetë Burdiso i tha arbitrit se Çiro nuk e kishte prekur atë.
“Torino e meritoi të fitonte në pjesën e dytë kundër 10 lojtarëve, por Lacio u dëmtua dhe ne kërkojmë respekt. Mund të ndodhë të shohësh një apo dy gabime, por kur ai bëhet një zakon, atëherë këtu ka një problem”, - tha Tare.
TPZ.AL