TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleksandër Meksi, ish-Kryeministri i parë i dalë nga Partia Demokratike dhe një nga themeluesit e saj, në një status të tij të publikuar në Facebook, tha se “12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratët shqiptar. Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mund ta ndryshosh, ajo nuk harrohet”. Meksi që nga viti 1998 nuk është më i afërt me selinë qendrore të Partisë Demokratike.
STATUSI
Si sot 12 dhjetor 1990, studentë e intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosë dhe themeluan të parë Parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një Parti e të gjithëve që aspironin një Shqipëri të lirë, demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut,ekonomi e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës.
Parullat e mitingut ku u shpall Programi i saj minimal ishin dhe mbeten "Liri Demokraci" e "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa".
12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratë shqiptarë.
Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mun ta ndryshosh, ajo nuk harrohet.
I Uroj festën gjithë atyre, që ato ditë e kohë historike, u përpoqën për një Shqipëri Demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet.