AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 14:15

Turqi/ Akademikët që kërkojnë paqe, etiketohen si terroristë

Turqi/ Akademikët që kërkojnë paqe, etiketohen si

 

Javën e kaluar, në Stamboll, u zhvilluan gjyqet për personat që firmosën peticionin "Akademikët për Paqen". Janë planifikuar rreth 148 gjyqe të cilat do të vazhdojnë deri në maj 2018. Secili gjyq fokusohet në një individ, por akuza është e njëjtë për të gjithë. Nëse shpallen fajtorë, çdo nënshkrues i këtij peticioni mund të burgoset deri në 7 vite.

Peticioni i quajtur "Nuk do të jemi pjesëtarë në krim", u firmos nga më shumë se 2 mijë persona, të cilët kërkonin zgjidhjen e konfliktit të armatosur mes shtetit turk dhe Partisë Popullore të Kurdistanit. Peticioni u zhvillua gjatë konfliktit të ashpër mes autoriteteve dhe qyteteve të populluara nga kurdët dhe bënte thirrje për ndalimin e dhunës që ushtrohej ndaj kurdëve. Në peticion kërkohej heqja e kufizimit të qarkullimit, që privon kurdët nga jeta e tyre normale. Gjithashtu kërkohej rifillimi i bisedimeve mes shtetit turk dhe kurdëve. Peticioni i referohej shkeljeve flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve themelore demokratike. Gjithashtu qeveria akuzohej për "masakra dhe deportime të qëllimshme".

Rreth 500 akademikë, të cilët firmosën peticionin kanë humbur punën, disa prej tyre nuk lejohet të lëvizin jashtë vendit dhe u janë konfiskuar pasaportat.

Sipas prokurorit të çështjes akademikët kanë kryer "propagandë për një organizatë terroriste".

Kjo është një manipulim i qëllimshëm i kuptimit që ka peticioni. Në fakt, peticioni bën thirrje për dakordësim dhe paqe mes palëve dhe në asnjë mënyrë nuk bie dakord me aktet e dhunës të manifestuara nga kurdët. Fjala "paqe" është interpretuar si "terrorizëm".

Solidariteti ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm në këtë kohë.

Judith Butler dhe Basak Ertür / The Guardian 

/TPZ.AL/