TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe kandidatura e tretë për kryeprokuror (të përkohshëm).
Mësohet se ai quhet Arqile Koça dhe është nga Devolli. Profesionin e prokurorit e ka ushtuar herët. Koça ka punuar si prokuror në rrethet Devoll e Korçë dhe më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në kohën kur akuzën e drejtonte Arben Rakipit, ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Arqile Koçka ka qenë anëtarë i Këshillit të Prokurorisë për tre vite nga 2005 deri në vitin 2008, kur i mbaroi mandati. Prokurori Arqile Koça, ka ushtruar për disa vite funksionet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale.
Nga viti 2013 ai drejton Drejtorinë Gjyqësore dhe të Mbikqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit. Koça ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen "Gërdeci" si dhe pjesë e grupit hetimor për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit.
Tashmë Koça kërkon të rikthehet sërish në Prokurorinë e Përgjithshme, jo në këshill, por në krye të saj.
TPZ.AL