TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu se ka disa politikanë që i tremben reformës në drejtësi dhe kanë deklaruar se ajo ka vdekur, ka reaguar menjëherë ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, duke treguar një dokument të cilës i referohet si fakti që tregon se sa e vdekur ka qenë kjo reformë që në nisje të saj.
“Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur ka qenë reforma që në nisje. Nuk ka emra për KLP pa të cilën nuk mund të ketë as Prokuror të Përgjithshëm. Ka qenë insistimi i ambasadorëve që të kishim dhe shoqëri civile të përfshirë. Ja rezultati. Të tjerat janë pallavra”.
