AKTUALITET, 16 October 2026, 14:42

VIDEO/ Rikthehen tensionet para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

VIDEO/ Rikthehen tensionet para Ministrisë së Arsimit, përplasje

Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar gjatë protestës së studentëve dhe nxënësve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protestuesit janë konfrontuar me efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit kanë përdorur ujin për të shpërndarë turmën.

Situata është tensionuar edhe më tej pas shoqërimit të disa protestuesve nga policia. Ky veprim ka shkaktuar irritimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim, të cilët janë përplasur fizikisht me efektivët në përpjekje për të penguar shoqërimin e tyre.

Përplasjet janë zhvilluar në ambientet pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe nxënësit vijojnë protestën. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për numrin e personave të shoqëruar apo për të lënduar të mundshëm

Pas disa përplasjeve policia hodhi sërish gaz lotsjellës në sasi shumë të madhe ndaj protestuesve.

Rruga e Durrësit u mbulua në një moment nga tymi i gazit. Turma e të rinjve u shpërnda për t’u rigrupuar sërish.

.