TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të dhëna të reja nga hetimet e trafikimit të 2.5 tonëve kanabis nga Porti i Durrësit dhet të kapur në Ankona të Italisë, me destinacion Gjermaninë.
Nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, rezulton organizatori kryesor i trafikut.
Bashkë me të është edhe Euron Hoti, i njohur edhe me emrin Artan Abasi, i cili kishte një pasaportë angleze false, si shtetas kosovar.
Ishte Hoti ishte personi që kishte siguruar dy kamionët me lëndë drusore, ku do të ngarkohej droga e njëkohësisht ishte edhe pritësi i ngarkesës, destinacioni përfundimtar i së cilës ishte Gjermania.
Dhimo Koraj, i arrestuar në Itali dhe Demo Progonati, i arrestuar disa ditë pas tij në Shqipëri, ishin shoferët e dy kamionëve, që u shkëmbyen me njëri-tjetrin në Portin e Durrësit, duke shmangur skanimin e kamionit me drogë.
Dy punonjësit e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, Agron Kapllani e Gëzim Dervishi, si dhe doganieri Altin Katundi e agjenti doganor Mikail Hila kishin për “detyrë” që të shmangnin qëllimisht kontrollin.
Në këtë mënyrë, sipas Prokurorisë, edhe ata, me mosveprimet e qëllimshme të tyre, janë pjesë e grupit të organizuar që trafikoi drogën. Sasia e drogës sigurohej nga Arbi Mustafa dhe Malton Lleshi dhe dyshohet se ishte kultivuar në fshatrat e Vlorës.
Ndërsa dy prej pjesëtarëve të këtij grupi, Skënder Siqeca dhe Aurel Lazaj, dyshohet se kanë trafikuar edhe një ngarkesë tjetër droge nga Porti i Vlorës, në vitin 2014, në kohën kur nënkomisari Festim Lelaj ishte me detyrë atje.
Policia e Shtetit dha disa ditë më parë detaje të operacionit, gjatë të cilit, deri tani, janë 12 persona të arrestuar në Itali e Shqipëri. Sipas Policisë, procedimi penal është regjistruar më 13 janar të këtij viti, pas informacionit të mbërritur nga pala italiane për kapjen e një kamioni me drogë në Portin e Ankonës.