AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 16:25

Shehu: Strategjia e re e sistemit shëndetsor sjell mbylljen e spitaleve në rrethe

Shehu: Strategjia e re e sistemit shëndetsor sjell mbylljen e spitaleve

Deputeti i Partisë Demokratike, mjeku Tritan Shehu, tha se “strategjia e re e qeverisë për sistemin e ri shëndetësor do të sjellë regres, pasi është një program absurd, më regresiv se edhe klishetë e dikurshme komuniste për sistemin shëndetësor.

STATUSI I PLOTË

"CUDITE" E QEVERISE PER SHENDETESINE NUK KANE TE MBARUAR!!!

Ministria Manasterliu prezantoi strategjine e re te sistemit "shendetesor", perseri sikur "Bota" te krijohej sot-asnje fjale per "Shendetesine Falas" e fundin e saj tragjik.

Ishte nje program absurd edhe ky i sotmi, me regresiv se edhe klishete e dikurshme komuniste per sistemin shendetesor.

Nje program ky ku lexohet varferia e thelle e sistemit, numri i mjekeve si specie ne zhdukje, mungesa e sherbimeve etj- pa asnje strategji reale zgjidhjeje.

Ajo qe lexohet qarte eshte se ne Shqiperi do te ngelin vetem 11 spitale ne rrethe, te tjerat do te kthehen ne "qendra shendetesore e urgjence"!!!

Spitale te rendesishme si i Permetit, Tepelenes, Lushnjes, Pogradecit, Sarandes etj, nuk do te funksionojne me si te tille!

"Zgjidhja" do te jete mbyllja e spitaleve, ulja drastike e shtreterve, koncentrimi asfiksues i sherbimit qe mbetet ne pak qendra, duke e larguar ate nga qytetaret!

Jo vetem qe nuk do kete me decentralizim e "spital ndermarje", por do te vendoset "rregjimi i i vjeter i patronazhit" mbi ato, si nje reminishence e dikurshme kjo.

Perballimin e kolapsit te numrit te mjekeve e mungesave, do ta realizoje ky patronazh, duke cuar mjeket nga qendra ne periferi sikur te ishte "stazhi" komunist.

Ne fakt kjo vecse do te shkaterroje me tej edhe qendren, pra spitalet e Tiranes.

KUJDESI PARESOR DO TE VAZHDOJE KREJTESISHT I CENTRALIZUAR DHE LARG FIZIONOMISE, QE DUHET TE KETE TASHME.

Zj. Ministre vetem per dicka siguroi: "Te fameshmet koncesione gryrese e shkaterruese te sistemit shendetesor do te lulezojne" me tej"!!!

SHQIPTARE TE DASHUR, PREGATITUNI PER DITE SHUME ME TE VESHTIRA QE JU PRESIN!