AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 16:15

Mavraj në kërkim të rekordit me Hamburgun

Mavraj në kërkim të rekordit me Hamburgun

3-0 kundër Hofenhajmit, 0-0 në Frajburg, 0-0 kundër Volfsburgut.

Mbrojtja e Hamburgut, ku “shef” i saj është shqiptari Mërgim Mavraj, është shndërruar në një mur.

Nëse nuk do të pësojnë gol edhe kundër Ajntrahtit të Frankfurtit, shkruan “Bild”, atëherë Hamburgu do të barazojë një rekord të dhjetë viteve më parë, atë të vitit 2007, kur nuk pësoi gol në katër ndeshje rresht.

TPZ.AL