AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 01:23

Ilir Meta: Faleminderit kapiten Cana!

Ilir Meta: Faleminderit kapiten Cana!

Presidenti Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur tërheqjen e ish-kapitenit të kombëtares nga futbolli. Meta ka shprehur mirënjohje ndaj kapitenit Cana, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në kombëtare.

Presidenti Meta ishte pranishëm në stadium në ndeshjen midis Shqipërisë e Italisë, ku mori pjesë edhe Presidenti Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Deklarata e plotë e Metës:

“Mirënjohje Lorik Canës, kapitenit të Kombëtares sonë për gjithçka i dha Kombëtares, futbollit dhe sportdashësve.

Faleminderit Kapiten!”