AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 09:22

Dhunon dhe i merr paratë gruas, policia prangos 39 vjeçarin

Dhunon dhe i merr paratë gruas, policia prangos 39 vjeçarin

Shërbimet e Policisë në komisariatin numër 3, në Tiranë, kanë arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasin 39 vjeçar, Vath Uku. Ky shtetas ka dhunuar fizikisht bashkëshorten 34 vjeçare dhe më pas nën kërcënimin e thikës, i ka marrë edhe një sasi parash prej 300 mijë lekësh të reja.

Policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës material dhe ia ka referuar materialet Prokurorisë së Tiranës, për Vath Ukun, që do të hetohet për veprat penale ‘Dhunë në familjë’, ‘Vjedhje’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta’. Vath Uku rezulton i dënuar edhe më përpara, pikërisht për veprën penale të dhunës në familje, ndërsa xhelozia thuhet të ketë qenë shkaku.