AKTUALITET, 8 Mars 2018, 17:12

U përplas nga mjeti në Durrës, ndërron jetë fëmija 4 vjeç

U përplas nga mjeti në Durrës, ndërron jetë fëmija

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Durrës ku një fëmijë i mitur ka mbetur i vdekur rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi pranë rrugës “Pavarësia” teksa fëmija 4-vjeçar po kalonte rrugën u përplas nga një mjeti.

Po ashtu mësohet se shoferi që shkaktoi aksidentin është largur në drejtim të pa ditur. Policia e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim.