TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë, për të mbikëqyrur nga afër zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare. Top Channel ka mësuar se përfaqësuesit e misionit do të kenë një sërë takimesh të ngjeshura me ministrinë e financave dhe me Bankën e Shqipërisë.
Ndonëse ka vlerësuar me nota pozitive rritjen ekonomike dhe uljen e borxhit në dy vitet e fundit, FMN i ka kërkuar qeverisë të bëjë kujdes me koncesionet, të cilat sipas saj rrezikojnë financat e shtetit.
Pak ditë më parë shefi i zyrës së FMN në Tiranë, Jens Reinke i kërkoi publikisht qeverisë përmes një interviste në Top Channel që të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja, pasi sipas tij ato po jepen pa marrë parasysh kostot dhe përfitimet. Ky shqetësim pritet te diskutohet zyrtarisht edhe nga misioni i FMN, ne takimet me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare.
Më marrëveshjen e re, FMN nuk ka më fuqi imponuese mbi politikat e qeverisë shqiptare. Megjithatë Fondi Monetar do të vazhdojë të ndjekë nga afër ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe të shpreh publikisht qëndrimet e tij mbi politikat e qeverisë./ Top Channel