AKTUALITET, 8 Mars 2018, 13:18

C4, armë zjarri, i riu e kishte kthyer shtëpinë në bazë ushtarake

C4, armë zjarri, i riu e kishte kthyer shtëpinë në bazë

Armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike… Të gjitha i kishte një 30-vjeçar që ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës.

Policia thotë se kishte informacion për të riun Ernest Lekaj. Gjatë një kontrolli në banesën e tij policia ka gjetur:

– 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë

– 2 copë kallëp lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4

– 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatorë

– një sasi lëndë narkotike kanabis

– 1 armë sportive