AKTUALITET, 8 Mars 2018, 11:59

Shiti diploma false, "detyrim paraqitje" për pronarin e Kristal

Shiti diploma false, "detyrim paraqitje" për pronarin e Kristal

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar mësën e arrestit “detyrim paraqitje” për pronarin e Kristal, Ahmet Muça, akuzuar për firmosjen e një numri të madh diplomash false, pas datës së mbylljes së Universitetit Kristal në vitin 2014.

Muça u arrestua në flagrancë duke shitur diploma false.

Ndërkohë për akuzën, ai nuk paraqet rrezik largimi dhe fshehje të provave, për faktin se gjithë dokumentacioni është sekuestruar.

Po kështu sipas akuzës mosha e tij 70 –vjeçare ka krijuar lehtësira, kur bëhet fjalë për akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Seanca pritet të zhvillohet në orën 12:00.

Ndërkohë kërkesa është depozituar më parë.

Muça u arrestua tre ditë më parë në flagrancë. /TPZ.AL