AKTUALITET, 16 October 2026, 14:29

Operacioni/ Atentati me tritol në Gjirokastër ku u vra Çilo Hunderri, arrestohen 2 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë!

Operacioni/ Atentati me tritol në Gjirokastër ku u vra Çilo

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku më 10 tetor u vra Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo Hunderri, dhe mbeti i plagosur Erigel Mela.

Në pranga kanë rënë Sh.Malasi dhe B.Zyberi, ndërsa G.Zhupa dhe K.Ymeri janë shpallur në kërkim.

 Atentati ndodhi më 10 tetor, kur një shpërthim me tritol në makinë i mori jetën Beqir Devollit dhe la të plagosur Erigels Melën.