TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot dhe nesër në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin.
Nga llogaritjet hidrologjike të Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve. Prurjet më të larta janë llogaritur të arrihen sot e Enjte, 8 Mars 2018. Për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.
Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Parashikimi i motit
Reshjet
Sot pasdite në shumicën e qarqeve pritet të ketë reshje, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Vetëm në zona të kufizuara mund të ketë reshje intensive me kohëzgjatje të shkurtër, kryesisht në qarqet Tiranë dhe Elbasan.
Nesër nuk priten reshje.
Temperatura
Nesër (e premte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 15 °C
në vendet malore: 0 / 11 °C.
Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë në të gjithë territorin.
