AKTUALITET, 8 Mars 2018, 14:32

Adriatik Llalla përjashtohet nga drejtësia për 15 vjet

Për të paktën 15 vitet e ardhshme, ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi është marrë këtë të enjte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm.

Në vendimin e zbardhur bëhet e qartë se procesi i rivlerësimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla është ndërprerë dhe se për 15 vite ai nuk do të mund të rikandidojë.

“Ndërprerja e rivlerësimit pasi Llalla dha dorëheqjen nga e drejta për të ushtruar detyrën e magjistratit. Pas dorëheqjes, Adriatik Llalla humbet të drejtën për t’u emëruar për 15 vjet”, thuhet në vendim.