AKTUALITET, 8 Mars 2018, 13:08

613 kg kokainë, Berisha "përgënjeshtron" Ramën për numrin e klaneve: Deti u bë kos dhe kosi u bë drogë

613 kg kokainë, Berisha "përgënjeshtron" Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe një herë sasinë rekord të kokainës prej 613 kg të kapur javën e kaluar në portin e Durrësit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e cilëson të gënjeshtërt lajmin se droga e kapur i përket 20 klaneve të drogës.

“Fake News! Fake News! Fake News! Deti u be kos dhe kosi u be droge! Rama shperndan lajmin se 613 kg Kokaine jane te 20 klaneve te droges.

Te dashur miq, Noriega deshtoi me grabitijen e droges, te cilen e la 9 dite per kete qellim afer zyrave te drejtorit te portit.

Rama deshtoj gjithashtu per te bindur njeri me mashtrimet se nuk kishte asnje njoftim per drogen qe hyri ne Portin e Durresit te derguar nga Kolumbia per Ramen dhe Olsin e tij, pasi u pergenjeshtrua keqas nga burimet me serioze nderkombetare.

Rama, per ti shpetuar akuzave se ai vete dhe Olsi i tij ishin pretekst politik te 180 milione euro droge, u shperndau shqiptareve mbreme me çakejte e tij ne media, fake neës-in e radhes “mos kujtoni se ngarkesa e droges ishte e imja dhe Olsit”! Sipas Rames droga ishte jo e tij dhe Olsit por e 20 klaneve te droges.

Kesaj i thone deti u be kos dhe kosi u be droge! Sb” shkruan Berisha