AKTUALITET, 8 Mars 2018, 13:48

Pas vendimit për Gashin, avokati Gjata: Gjyqtarët po shesin dinjitetin

Pas vendimit për Gashin, avokati Gjata: Gjyqtarët po shesin dinjitetin

Pas vendimit të Gjykatës Administrative për padinë e Rovena Gashit ndaj kryeprokurores Arta Marku ka reaguar avokati i Gashit Çlirimi Gjata i cili në një prononcim për mediat, tha se gjyqtarët po i shërbejnë në mënyrë të turpshme pushtetit me besimin se do ti shpëtojnë vettingut. "Këta gjyqtarë që i shërbejnë pushtetit në këtë formë të turpshme kujtojnë se do të shpëtojnë por askush nuk do ti shpëtojë vettingut. Gjyqtarët kanë nxjerrë tezgat dhe shesin dinjitetin e tyre. Kujtojnë se do të shpëtojnë nga vettingu me këto vendime".

Gjata shtoi më tej se vendimi i sotëm krijon precedentin për çdo drejtues që të bëjë çfarë të dojë me punëmarrësin. "Thelbi i këtij vendimi ishte se ky është rregullim i brendshëm në punën e administratës. Asnjë punëmarrës nuk është i sigurtë sot përballë drejtuesit. Me këtë vendim çdo drejtues mund të bëjë gjithçka me punëmarrësin. Çdo drejtues institucioni mund të bëjë çdo gjë dhe e quan si pjesë e rregullit të brendshëm të institucionit që ai drejton. Dhe kjo quhet rregullim i brendshëm", tha Gjata para gazetareve.