TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Televizioni informativ ReportTV publikoi videon "thriller" nga ngjarja e zhvilluar pranë Kishës Ortodokse në qytetin bregdetar.
Në pamje duken shtatë të rinj me pistoleta dhe kallashnikovë që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.
Ngjarja
Nga tërësia e hetimeve të kryera prej Grupit Hetimor të DVP.Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka rezultuar se dy grupe personash të cilët lëviznin me 2 automjete pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të cilat nuk bëhen të dituara për arsye hetimore, kanë qëlluar mbi njëri tjetrin me armë zjarri.
Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, Policia ka bërë arrestimin e shtetasve:
• Gazmir Canaj, 27 vjeç, banues në Vlorë,
• Taulant Beqiraj, 27 vjeç, banues në Vlorë,
• Eris Llanaj, 27 vjeç, banues në Vlorë,
Si edhe ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale E.M., dhe P.A..
Si rezultat i hetimeve dhe kqyrjes së kamerave ka rezultuar se shtetasi Gazmir Canaj sëbashku me shtetasit E.M., dhe P.A., kanë shtënë me armë zjarri drejtim shtetasve Taulant Beqiraj dhe Eris Llanaj, të cilët më pas janë kundërpërgjigjur.
Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri tip pistoletë, 10 gëzhoja dhe 2 automjete.
Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Vlorë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurosisë Vlorë, për veprat penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 76 e 22 dhe 278 të Kodit Penal.