TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Urdhri i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, për shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale, Rovena Gashi, është i ligjshëm. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative.
Sipas Administratives rezulton se urdhri i Arta Markut ka diskrecion personal.
Funksionet e Prokurores së Përgjithshme i ushtron Arta Marku, përkohësisht. Në zbatim të ligjit, Marku ka kompetenca deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mes kompetencave, Arta Marku mund të vendosë caktimin e prokurorëve në pozicione të caktuara.
“Ajo ka kompetenca të plota me qëllim mbarëvajtjen e punës. Në rastin konkret, lirimi nga detyra si drejtoreshë e Rovena Gashit është urdhër eprori dhe në përputhje me ligjin për kompetencat. Pala e paditur, Arta Marku, ka lëshuar aktin në fjalë për organizimin sa më të mirë të punës. Paditësja Rovena Gashi mban sërish detyrën si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, pra, nuk rezilton se i janë cënuar të drejtat si magjistrate, vazhdon më tej argumentimi i gjykatës”, thekson gjykata.