AKTUALITET, 8 Mars 2018, 13:59

Pas ndarjes me të fejuarin një 20-vjeçare i jep fund jetës

Pas ndarjes me të fejuarin një 20-vjeçare i jep fund jetës

Një vajzë e re ka vrarë vehten sot në Korçë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Ky “8 mars” ka qenë tragjik për një vajzë të re. Një 20-vjeçare nga fshati Zvirinë, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fostoksinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që 20-vjeçarja ka patur me të fejuarin e saj. Ajo është gjetur e pajetë në banesen e saj.

Familjaret në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit. Sipas tyre, shkak kanë qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin e saj. Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, që çuan vajzen drejt aktit të vetvrasjes