AKTUALITET, 8 Mars 2018, 14:35

Zbulohen hyrje-daljet nga Shqipëria të menaxherit, të gjitha brenda 1 dite

Zbulohen hyrje-daljet nga Shqipëria të menaxherit, të gjitha

Zbulohen hyrje-daljet e menaxherit të kompanise “Arbri Garden” Donaldo Lushaj, në kamionin e së cilës u zbulua sasia rekord prej 613 kg kokainë.

Burime të “Gazetës Shqiptare” bëjnë me dije se vetëm gjatë vitit 2018, ai ka dalë të paktën 6 herë nga Shqipëria. Dhe në të 6 herët në drejtim të  Morinës me 2 mjete me targë  AA 361 RH dhe AA 471 SU.

Konkretisht, lëvizjet e tij jashtë Shqipërisë janë bërë në këto data:

Del në 02 janar 2018 dhe kthehet po në të njëjtën datë

Del në 13 janar 2018 kthehet në të njëjtën datë

Del në 21 janar 2018 kthehet një ditë më pas

Sërish del në 22 janar dhe kthehet në të njëjtën datë

Del në 26 janar dhe kthehet në të njëjtën datë

Del në 5 shkurt 2018 dhe kthehet në të njëjtën datë

Ajo që bie në sy është fakti se 5 nga 6 herët që ka lënë Shqipërinë, është kthyer në po atë ditë.

Kujtojmë se për kokainën e kapur javën e kaluar në portin e Durrësit, të vetmit të arrestuar janë menaxheri i firmës Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku, të cilët janë lënë në masën “arrest me burg”.

Ndërkohë që vazhdon të jetë në kërkim pronari i kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj për të cilin prokuroria ka kërkuar po ashtu masën “arrest me burg”.