AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 12:09

Vrasja e Artan Cukut, gjykata refuzon kërkesën për lirim të Shalarit

Vrasja e Artan Cukut, gjykata refuzon kërkesën për lirim të

Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Mikel Shalarit, për të ndryshuar masën e sigurimit nga ajo “me burg” në “detyrim paraqitje”. Shalari dyshohet se në qershor të këtij viti ekzekutoi në hyrje të pallatit ku banonte, ish-shefin e policisë Artan Cuku. Pas arrestimit, Shalari ka mbajtur qëndrime të ndryshme. Ai, ka mohuar të ketë qenë pjesë e këtij atentati. Ndërkohë, policia dhe prokuroria janë shprehur se kanë në dorë prova të pakontestueshme që vërtetojnë përfshirjen e tij në atentat.

TPZ.AL