TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fokus të debatit në emisionin “Të Paekspozuarit”, mbrëmjen e djeshme, ka qenë edhe Reforma në Drejtësi. Ish-deputetja Majlinda Bregu tha se lideri i PD-së, Lulzim Basha në atë moment kishte sheja pabesueshmërie.
VIDEO:
“Nuk kishin qartësi dhe nuk ishin të sigurt se çfarë po ndodhte dhe se si transmetohej mesazhi i tyre nga kryetari i PD, tek anëtarët e PD. Pra kemi të bëjmë me rritjen e nivelit të pabesueshmërisë. A e dini se çfarë ka ndodhur me reformën në drejtësi? Po t’i kthehesh, i mbani mend shpeshtimin e kontakteve nga zyra e Bashës te e Berishës, që ambasadori Lu shkonte te Berisha, ikte te Basha, ikte Lu shkonte Basha, se nuk arrinin të besonin atë që thoshte kreu i PD."- u shpreh Bregu.
Bregu tha gjithashtu se Basha i kërkonte ndihmë ambasadorit Donald Lu, me qëllim që ai të bindte Berishën dhe Jozefina Topallin për ONM-në ( Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit).
“Ka pasur një moment, kur ambasadori Lu takonte Bashën, dhe Basha i kërkonte ndihmë. Topalli dhe Berisha nuk donin që ONM të shkruhej në Kushtetuë, pra Basha i kërkonte ndihmë LU-së që të bindte njerzit në PD”, tha Bregu./TPZ.AL/