AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 13:09

Në pranga babë e bir nga Nikla, kërkuan 20 mijë euro përmes mesazheve

Në pranga babë e bir nga Nikla, kërkuan 20 mijë euro

Agim dhe Gentian Çangu, at e bir nga Nikla e Krujës kanë rënë në prangat e policisë, pasi përmes mesazheve telefonike kërkuan para nga një shtetas, duk e ekërcënuar atë. Policia e Krujës tha se dz të arrestuarit i kërkuan 20 mijë euro shtetasit me inicialet H.L., 64 vjeç me banim në Krujë.  Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe provat materiale.

Policia njofton se janë sekuestruar:

12 karta SIM

4 aparate celular

1 armë gjahu teke e kalibrit 11 mm dhe një gëzhojë armë gjahu me kapsollë të goditur

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme. Akuzat ndaj tyre janë “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut”.

TPZ.AL