TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vrasje e kryer 8 muaj më parë, në Peristeri të Athinës, ka dalë sërish në skenë, pasi policia thotë se ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorët. Në fillim të shkurtit, persona të panjohur kishin qëlluar çiftin Thanas dhe Elena Çuri, pas kishin mësyrë në banesën e tyre. Gruaja kishte vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital. Vrasësit kishin keqtrajtuar edhe djalin e familjes, të moshës 27 vjeç, që ishte person me aftësi të kufizuar. Tashmë, media greke, duke cituar burime të policisë thotë se vrasja e tipit mafioz kishte të bënte me mosmarrëveshje financiare midis bashkëshortit dhe një grupi të trafikut të drogës.