AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 09:45

Trafik heroine nga Shqipëria, shkatërrohet banda në Napoli, 26 persona në pranga

Trafik heroine nga Shqipëria, shkatërrohet banda në Napoli, 26

Një bandë italo-shqiptare e trafikut të heroinës është shkatërruar në qytetin italian të Napolit, ku 26 persona kanë përfunduar në prangat e policisë.

Falë operacionit "Smoke Snake" të organizuar nga Antimafia e Napolit, u sekuestruan 38 kg marijuanë dhe 7.4 heroinë, që në treg përllogaritet të kapte shifrën gjysmë milionë euro.

Media italiane “Napoli Today” raporton se droga vinte nga Shqipëria dhe do të shpërndahej në sheshet e Napolit, Kazertës, si dhe rrethina të tjera.

Raportohet se hetimet për grupin e strukturuar kriminal kishin nisur që prej majit të vitit 2016. /TPZ.al/