AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 19:35

Shehu: Me muzikë e valle, Greqia i mori Shqipërisë ato që deshi në Kretë

Shehu: Me muzikë e valle, Greqia i mori Shqipërisë ato që

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i konsideroi bisedimet midis ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe homologut të tij grek Niko Kotzias në Kretë, si të frytshme vetëm për palën greke. “Ishte ministri i Jashtëm grek, Kotzias, ai që doli i fituar nga ky takim”, shkruan Shehu, duke renditur edhe argumentet sipas tij.

Statusi i plotë

« ASGJE TE RE » NGA KRETA!!

Titulli i Remarque « Asgje te re nga Fronti i Perendimit », i pershtatet « Takimit te Kretes ».

Mbas reth 48 ore biseda te paraprira nga trumbeta propagandistike, midis Zz. Kotzias e Bushati, mbas disa kengeve, valleve e darkave aty, Ministria e Jashteme e Shqiperise nuk ka bere asnje njoftim substancial zyrtar per ecurine.

I vetmi burim zyrtar informacioni eshte njoftimi i pare i Ministrise se Jashteme te Greqise, i cili edhe “midis rreshtave” nuk trasmeton asnje mesazh konkret.

NGA DIKASTERI YNE, HESHTJE PER ELEMENTET E PRITUR!

Mendoj se takimet jane gjithmone pozitive, por ashtu sic e kam thene edhe ne Komisionin e Jashtem nuk kisha ndonje pritshmeri konkrete kete here.

Kjo sepse problemet e agravuara prej vitesh nga politikat Rajonale aventureske te Rilindjes, nuk mund te cbeheshin ne 48 ore, pavaresisht edhe muzikes!!

CESHTJET ME GREQINE DUHET E MUND TE ZGJIDHEN DUKE U PERBALLUAR ME SERIOZITET, RINOVUAR TRAKTATIN E MIQESISE SE 1996, QE I HAP RRUGE KESAJ:

Per levizjen e lire duhet te punohet menjehere per tejkalimin e ceshtjes se toponimeve.

Per pronat duhet te aktivizohet komisioni i parashikuar ne Traktat.

Per ceshtjen e “Ligjit te Luftes” dhe kufijve tokesore duhet mbeshtetur perseri ne ate Traktat.

Per Mareveshjen Detare duhet punuar mbi modelin e perpareshem te saj.

NDRYSHE DUKE ECUR ME “HAPA TE SHKURTERA”, SIC DEKLAROI BUSHATI NE KOMISION, DO TE NGELIM GJATE KETU KU JEMI.

Ndersa Ministri Kotzias ne fakt mori ate qe i nevojitej nga ai takim”.