AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 22:47

LAJM I FUNDTI/ Humb jetën vajza e plagosur në aksidentin tek "Rruga e Kombit"

LAJM I FUNDTI/ Humb jetën vajza e plagosur në aksidentin tek

Vajza 29 vjeçe S.Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policise

Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe është dëmtuar shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

[gallery ids="19512,19515,19516,19517,19518"]