TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin Shqipëria, Raporti Kombëtar për Drogat 2017 (Albania, National Drug Report 2017) në analizën që ka bërë për situatën e Drogave dhe Varësisë së Drogave në vend ka dhënë dhe një panoramë të tregut të jashtëligjshëm.
E konsideruar si një vend prodhues i kanabisit, EMCDDA ngre shqetësimin se vendi ynë, pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Si janë çmimet në vend dhe sasitë e zëna ndër vite…
Shqipëria konsiderohet një vend prodhues i kanabisit, thuhet në raport. Vendet kryesore të furnizimit me kanabis nga Shqipëria janë vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian. Për të luftuar këtë fenomen, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë plane vjetore veprimi. Produktet e kanabisit janë ndër drogat të kapura më shpesh në Shqipëri. Nga viti 2012, ka pasur një numër në rritje të identifikimit dhe të shkatërrimit të plantacioneve me kanabis.
Në vitin 2015, Policia Shqiptare raportoi një numër rekord të sasisë së zënë të kanabisit prej 1198 plantacionesh dhe shkatërrimin e 797422 rrënjëve. Shtuar kësaj, janë kapur gjithashtu sasi të mëdha të kanabisit të presuar. Sipas të dhënave sasia e zënë e kanabisit nga u rrit nga 310 tonë në 2010, në 1093 tonë në 2014, ku një sasi rekord prej 102 tonësh u kap. Nga 2014- në 2015 tre laboratorë të prodhimit të vajit të kanabisit u shpërbënë.
Drogat sintetike nuk janë të shpeshta në tregun shqiptar të drogave.
Të dhënat tregojnë se çmimi në tregun e zi për një gramë kanabis në 2015-n ishte 1-1.3 euro. në 2012-n, çmimi në tregun e zi i heroinës varjonte nga 21 deri në 25 euro për gramë. Pastërtia e heroinës në tregun e zi përllogaritej rreth 4 për qind. Çmimi për 1 gramë kokainë në 2012 varjonte nga 50-100 euro për gramë, ndërsa pastërtia ishte rreth 27 për qind. Kanabisi i kultivuar në vend vijon të mbetet droga kryesore në tregun shqiptar të drogave. “Shqipëria është gjithashtu vend tranzit i heroinës dhe së fundmi dhe i kokainës”, përfundon raporti.
Monitor