AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 20:59

Berisha: Bushati pi uzo në buzuqe, qytetarët bllokohen në Kakavijë

Berisha: Bushati pi uzo në buzuqe, qytetarët bllokohen në

Një grup qytetarësh i kanë shkruar ish-Kryeministrit Sali Berisha, se kanë katër dite në pikën e kufirit të Kakavijës, ndërkohë që janë të pakënaqur nga vizita e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Kretë dhe nga takimi i tij me homologun grek, Nikos Kotzias.

Ja postimi i ish-Kryeministrit

“Nga Kreta zero probleme, zero zgjidhje!

Qytetari dixhital denoncon Ditzi Bushatin.

Të dashur miq, Diteziu hedh valle dhe pi uzo në buzuqe në Kretë, për të mbuluar dështimin e plotë të radhës, në takimin disa ditor me homologun e tij grek, në të cilin çdo gjë mbeti siç ishte; zero problem, zero zgjidhje.

Kurse qytetarët shqiptarë vuajnë me ditë të tëra në pikat kufitare midis dy vendeve tona. Ja se çfarë shkruan qytetari dixhital. sb

“Prsh z Berisha jemi nje grupe qytetaresh qe duam te ju njoftojme e jemi prej kater ditesh ne kakavi per te ikur ne greqi dhe me cdo gje ne rregullt dhe nuk na lene si ka mundsi kur mund te hapen nderkoh qe ministri yne prej tre ditesh vazhdon bisedime dhe ahengje ne Krete dhe dhe sot çirret per sukses.Cfar suksesi paska arritur ai,per te mbylkur kufirin mes dy vendeve”