AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 19:19

Vjedh “Benz”, por 56-vjeçari përplaset me një “Toyota” dhe përfundon në pranga

Vjedh “Benz”, por 56-vjeçari përplaset me një

Arriti ta vjedhë “Benz”-in, por “skenari” përfundon me pranga në duar për 56-vjeçarin Xh.L.

“Më datë 11.11.2017, rreth orës 18:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.L, vjeç  56, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:30, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të një firme dhe në përdorim nga shtetasi E.Ç, vjeç 35, banues në Tiranë, ku gjatë largimit, tek Medreseja, ka goditur mjetin tip “Land Rover”, me drejtues Z.K, vjeç 29, banues në Dibër. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal,” njofton policia

56-vjeçari u arrestua dhe është në pritje të gjykimit.

TPZ.AL