AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 23:32

Policia publikon foton e shqiptarit të arratisur, gratë angleze çmenden pas tij...

Policia publikon foton e shqiptarit të arratisur, gratë angleze

Një azilkërkues shqiptar i cili u arratis nga një qendër e emigracionit në Britani, ka bërë shumë fansa, pasi fotografia e tij u shpërnda në internet nga policia. 

Policia po kërkon informacion për gjetjen e Guxim Imerios, pasi ai u arratis nga Qendra e Emigracionit “Dungavel”.

Fotografia e 25 vjeçarit është postuar në facebook, në një tentativë për ta lokalizuar - por mënjëherë sa është postuar kjo foto, gratë kanë dërguar mesazhe ku shfaqin dëshirën për ta gjetur ato të parat shqiptarin e arratisur dhe disa prej tyre madje kanë ofruar shtëpitë e tyre për strehimin e Imerios. 

Gazeta britanike “Metro” e krahason shqiptarin, me një model amerikan të quajtur Jeremy Meeks, i cili ka qenë i dënuar dhe  fotoja e tij e bërë pas arrestimit pushtoi internetin. Meeks u shpall “i dënuari më sexy” i vitit 2014. Meeks më pas nisi karrieren e tij të modelimit dhe tashmë është në një lidhje me trashëgimtaren e “Top Shop”, Chloe Green.

Metro/ TPZ.AL  [gallery ids="19596,19595"]