TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Etrit Berisha do të jetë kapiteni i Shqipërisë në ndeshjen kundër Turqisë, kjo për shkak të mungesës së kapitenit zyrtar, Ansi Agollit.
Portieri i Kuqezinjve e cilësoi një ndeshje të rëndësishme, për të filluar përgatitjet për Europianin.
“Jam i kënaqur me punën që kemi bërë. Kemi patur një javë kohë për të përgatitur këtë ndeshje. Prurjet e reja po sjellin freski në ekipin kombëtar. Me siguri që ka qenë një javë që kemi punuar shumë, që ta përgatitim sa më mirë ndeshjen. Për ne kualifikimi në Europian fillon që nesër dhe duam që ta prezantojmë Shqipërinë në mënyrë sa më të mirë për të krijuar vetëbesimin që do na shërbejë për të ardhmen.
Studimi i kundërshtarëve? Kam parë që Turqia ka disa emra të rinj, të cilët kanë kualitet. Edhe ata janë pak a shumë në një moment trazicioni. Ne duhet të përfaqësohemi sa më mirë, dhe nuk po mendojmë se kush do luajë ose jo te kundërshtarët”, tha Etrit Berisha.
TPZ.AL