AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 09:22

“Në Shqipëri të vrasin se flet greqisht", sajesa e çiftit që kërkon azil, bën bujë në SHBA

“Në Shqipëri të vrasin se flet greqisht", sajesa e

Për të përfituar një azil në vendet perëndimore shqiptarët kanë gjetur mënyra nga më të pa imagjinueshmet. I tillë është rasti i një gruaje nga Shqipëria, e cila pritet të dëbohet nga SHBA-të, ku ka ndërtuar jetën prej vitit 2002.

Mediat amerikane shkruajnë se Denada Rondos është e martuar me Viron Rondos, një minoritar grek, i lindur në Shqipëri. Çifti ka thënë në mediat e huaja se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët, për të vetmin motiv përfitimin e azilit.

Vërtet që të drejtat e komuniteteve në Shqipëri dhe vendet ballkanike nuk respektohen në maksimumin e mundshëm, por kjo deklaratë është tejet e ekzagjeruar.

Vironi ka shkuar deri aty sa ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht. Ky rast ka bërë jo pak bujë në mediat amerikane.

32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të. Përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten. Tanimë tre fëmijët Niko, 7 vjeç , Katerina 5 vjeç, si dhe Alexandra 1 vjeç do të kthehen me nënën e tyre në Shqipëri. /Tpz.al/