AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 09:28

Ishte sekser i gjykatësit që favorizoi vrasësin, ja vendimi i gjykatës për kushëririn e Shkëlqim Mirit

Ishte sekser i gjykatësit që favorizoi vrasësin, ja vendimi i

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë "arrest me burg" edhe për Kujtim Mirin, kushëririn e gjykatësit të arrestuar për korrupsion, Shkëlqim Miri.

Kujtim Miri akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Ai dyshohet se ka qenë sekser i gjykatësit Shkëlqim Miri, që akuzohet se i ndryshoi veprën penale një të dënuari nga “vrasje” në “plagosje të rëndë me dashje”.

Organi i akuzës po e hetonte gjykatësin Shkëlqim Miri prej më shumë se një viti, pas dyshimeve se ishte korruptuar nga shtetasi Gentian Doda në këmbim të lirisë.

Dyshohet se ky i fundit ka paguar një shumë të madhe parash për gjykatësin që tjetërsoi akuzën e vrasjes së Gazmir Dedjas në Burrel, në vitin 1997.

Ndërkaq një tjetër provë që e rëndon gjykatësin ishte gjetja e plot 300 milionë lekëve të vjetra në banesën e tij, të cilat gjyqtari nuk mundi t’i justifikojë me argumente bindëse. /TPZ.al/