AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 09:06

Tërmet në Iran dhe Irak, mbi 207 viktima dhe mijëra të plagosur

Tërmet në Iran dhe Irak, mbi 207 viktima dhe mijëra të

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka tronditur rajonin kufitar verior ndërmjet Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 207 persona dhe duke plagosur më shumë se 1,700 të tjerë raporton  BBC.

Të paktën 164 njerëz vdiqën në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, thanë zyrtarët për mediat shtetërore.

Gjashtë të tjerë u raportuan të vdekur në Irak. Ndërkohë që ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë tek banorët të cilët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë.

Xhamitë në kryeqytetin irakian Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand  tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.

https://youtu.be/LqSLQf1iMf0