AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 13:05

Çështja "Habilaj - Tahiri", ja si u përgjigjet gazetarëve ministri italian i drejtësisë

Çështja "Habilaj - Tahiri", ja si u përgjigjet

 

Ministri italian i drejtësisë , Andrea Orlando, ka vizitur ditën e sotme Shqipërinë. Ai ka dalë në një konferencë për shtyp sëbashku me ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministri Orlando është pyetur nga gazetarët edhe për çështjen "Habilaj- Tahiri" dhe për bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare me ato italiane lidhur me këtë çështje. Ministri ka thënë se nuk mund të komentojë çështjen konkretisht, por se bashkëpunimi i autoriteteve në të dyja vendet është mjaft i mirë.

"Nuk komentoj veprimet e magjistratures italiane, nuk mund ta bëjë me vendimet e magjistraturës shqiptare. Detyra jonë, është që shkëmbimet midis magjistraturave të zhvillohen në mënyrë sa më të mirë dhe jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve. Shkëmbimi i informacionit është i shkëlqyer. Të vetmet probleme që ekzistojnë janë mënyrat e vlerësimit të disa proceseve që janë zhvilluar në mungesë të të pandehurve", u shpreh ministri.

/TPZ.AL/