TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presioni i Italisë për ndëshkimin e organizatorëve të trafikut të drogës ka sjellë në Tiranë, Ministrin e Drejtësisë, Andrea Orlando. Paraditen e sotme ai është pritur jo vetëm nga homologia e tij Etilda Gjonaj, por edhe nga kryeministri Edi Rama.
Qëllimi i vizitës, sipas asaj që shkruan Orlando në Twitter është “intensifikimi i marrëdhënieve juridike mes dy vendeve”. “Takim shumë pozitiv” e ka konsideruar ai bisedën me Edi Ramën dhe delegacionet përkatëse.
Një nga dosjet më të nxehta me dy vendeve është ajo e bandës së Habilajve, që mendohet se trafikuan rreth 20 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë në vitet e shkuara. Pikërisht për këtë çështje është nën hetim edhe ish ministri Saimir Tahiri, të cilin prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon për trafik ndërkombëtar narkotikësh.