AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 13:07

Bllokimi i pasaportës, Haxhia: Vendimi i gjykatës si “kofini pas të vjelave”

Bllokimi i pasaportës, Haxhia: Vendimi i gjykatës si “kofini pas

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia,  ka komentuar vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda, për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të brendshëm. Ai thotë se vendimi është i paargumentuar dhe se nuk ka asnjë fakt të ri nga gjykata kundër Tahirit. Haxhiaj u shpreh se provat janë të gjitha përgjimet e sjella që në ditët e para.

Avokati i Tahirit e  konsideroi qesharak vendimin, duke përmendur edhe shprehjen “si kofini pas të vjelave”.

"Ne jemi në dispozicion të hetimit dhe do angazhojmë të gjitha mjetet procedurale për të zbardhur këtë çështje absurde."

Një kopje e vendimit të sotëm, i çohet Ministrisë së Brendshme dhe më pas i shpërndahet  pikave kufitare. Haxhia tha se pas kësaj faze, Tahirit do t’i merret pasaporta si dokument. Gjithashtu, Tahiri do të duhet të paraqitet një herë në javë në Policinë Gjyqësore.

TPZ.AL