AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 00:17

Statujë për Princeshën Diana nga dy djemtë, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së saj

Uiliam dhe Herri kanë zgjedhur skulptorin që do të realizojë statujën e Princeshës Diana me rastin e 20-vjetorit të vdekjes.

Ai quhet Ian Rank-Broadley dhe është autori i portretit të Mbretëreshës Elizabetë, që ndodhet në monedhat britanike nga viti 1998.

Statuja e “Lady D” duhet të jetë gati brenda vitit 2019 dhe do të vendoset në Kensington Palace, atje edhe ku banonte princesha e njohur.

“Vepra do të një respekt ndaj nënës sonë, për të kujtuar jetën e saj dhe celebruar atë që ajo ka lënë pas”, deklaruan dy princërit anglezë gjatë një komunikate.

TPZ.Al