AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 20:52

"Lufta bërthamore mund të shkaktohet prej një sherri banal"

"Lufta bërthamore mund të shkaktohet prej një sherri

 

Bota është shumë pranë një krize bërthamore si pasojë e egos së sëmurë të liderëve botëror. Kryetarja e organizatës "Fushata Ndërkombëtare Për Eleminimin e Armëve Bërthamore", lëshoi këtë paralajmërim, gjatë ceremonisë ku organizatës i'u akordua çmimi Nobel për Paqen.

Beatrice Fihn, u shpreh se "vdekja e miliona personave mund të vijë si pasojë e një sherri banal. Ne kemi mundësinë të shkatërrojmë armët bërthamore, ose të shkatërrohemi vetë".

Tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, janë rritur muajt e fundit. Armiqësia e Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka degjeneruar në sulme personale.

Duke folur gjatë ceremonisë në Oslo, zonja Fihn u shpreh se "një moment paniku mund të sjellë shkatërrimin e qyteteve dhe të sjellë vdekjen e miliona civilëve".

Sipas saj, rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është "më i madh tani se gjatë luftës së ftohtë".

Organizata "Ican", është një koalicion mes shumë organizatave jo qeveritare, të cilat kanë punuar për hartimin e një konvente kundër armëve bvrthamore.

Burimi: BBC / TPZ.AL