TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në përgjigjen e tij për mjekun e të atit, Isuf Kalo, djali i ish-diktatorit, Sokol Hoxha, teksa flet per likuidimin e Everit, tregon se ai dhe bashkeshortja e tij, Liliana, janë kërcënuar nga Kalo.
Ne intervisten dhënë për “Panorama”, Sokol Hoxha thotë se mendimet për eliminimin e Enverit u renduan dhe vertetuan me kalimin e kohes.
“Këto janë rënduar dhe u vërtetuan me kalimin e kohës për vetë sjelljen e Isuf Kalos në fund të regjimit, kur edhe më kërcënoi mua dhe Lilianën të mos flasim, se do ta kemi shumë keq punën”;- thote ai.
I pyetur se për çfarë nuk duhet te flisnin, Sokol Hoxha pergjigjet: “Kjo ishte e çuditshme. Si duket, atij i digjnin shumë gjëra. Një nga këto ishte ajo që ai na ishte mburrur vazhdimisht se ‘Perëndimi do të helmojë Enver Hoxhën nëpërmjet ilaçeve, gjë për të cilën ai personalisht po e ruante’. Sot, jo vetëm ai, por edhe kush e kishte urdhëruar, evitojnë së foluri për këtë pistë duke e quajtur sa paranojë të Enverit, aq edhe tonën, ndërkohë që ne duke ditur shumë gjëra, tashmë nën maskën “perëndimi”, realisht kuptojmë synimin e interesave, kryesisht sllavo-serbe.
Sipas tij, “Për rrethana të shumta të tilla kemi ngritur pyetjen edhe në familje se pse i besuam garancinë e shëndetit të babait këtij individi kaq të keq”.