AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 20:14

Kryeministri i Izraelit: Palestinezët të pranojnë realitetin!

Kryeministri i Izraelit: Palestinezët të pranojnë realitetin!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u shpreh se Palestinezët duhet të pranojnë realitetin, se Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që mund të sjellë paqen.

Netanyahu tha se Jeruzalemi ka qenë kryeqyteti i Izraelit për 3 mijë vjet. Ai i bëri këto deklarata, në një kohë kur në shumë vende të botës muslimane dhe arabe, kanë filluar protesta masive, si pasojë e vendimit të SHBA-së për të njohur Jeruzalemin, si kryeqytetin e Izraelit.

Veçanërusht në Liban, pati protesta të dhunshme pranë ambasadës amerikane.

Kryeministri Netanyahu, ndodhej në Paris dhe pas takimit me Presidentin Macron, u shpreh se tentativa për të mohuar "lidhjen mijëra-vjeçare mes hebrenjve dhe Jeruzalemit është absurde".

/ TPZ.AL/