AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 17:49

Vasili: Kryeministri zhveshi policinë për vota, heshtja e prokurorisë faj i rëndë publik

Vasili: Kryeministri zhveshi policinë për vota, heshtja e

Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi Prokurorinë se ka heshtur kur Kryeministri zhveshi policinë për vota. “A ka frikë prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranuar po ai vetë publikisht dhe ka bërë dhe sikur ka kërkuar falje”.

STATUSI

Kryeministri zhveshi policinë për vota, heshtja e prokurorisë faj i rende publik.

Ne fushaten e zgjedhjeve te qershorit kryeministri i kerkoi policise te flake uniformen dhe te bente vota per partine socialiste.

Ambasadoret e huaj qe s'lene gje pa komentuar nuk folen. As OSBE nuk e denoi publikisht dhe fort.

Ne fund te fundit ky hall shume i rende eshte yni se qytetaret mbeten pa shtet dhe police e kriminele u bene njesh me krimin.

Prokuroria hesht edhe sot e kesaj dite, megjithse eshte denoncuar ky kryeminister dhunues i ligjit,nderkohe qe qindra punonjes te thjeshte kane humbur punen dhe ndiqen penalisht vetem per pjesmarrje ne aktivitete elektorale.

Kjo heshtje eshte faj i rende publik.

A ka frike prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranuar po ai vete publikisht dhe ka bere dhe sikur ka kerkuar falje.

Prokuroria s'ka asnje te drejte te heshte më, ose ka zgjedhur te jete ajo shkelesja e madhe e ligjit.

Per te freskuar memorjen e Prokurorise, po ju demostroj videon se cfare thoshte narkohajduti i votave ne qershor, prokuroria le ta shohe dhe le te veproje,kjo ndan nese eshte e blere nga kryeministri apo jo.

TPZ.AL

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1793481937618297/?fref=ts